fbpx

Greqia zbardh axhendën e takimit të Mitsotakis me Ramën, do diskutohet për çështjen e detit

Kryeministri grek është shprehur se në kuadër të forumit të “The Economist”, do zhvillojë bisedime me Ramën për çështjen e detit, negociatata që sipas Mitsotakis, janë ndërprerë.

“Do të bisedojmë pasi kemi cështje për të zgjidhur, jemi fqinj dhe me besim të mirë tek njëri-tjetri do të ulemi në dialog. Me zotin Rama kemi dhe çështje të tjera për të diskutuar pas zgjerimit që Greqia bëri në ujërat e saj territorialë me 12 milje, në lidhje edhe për marrëveshjen e detit, negociatat për të cilën janë ndërprerë. Kemi një rol lideri në Ballkan ndaj duhet ta ushtrojmë atë për çështjet politike dhe ekonomike”, është shprehur kryeministri grek në konferencën e përjavshme me gazetarët e të gjithë mediave në Selanik.

Forumi ekonomik do të mbahet në datat 15-16 shtator në Athinë ku Mitsotakis do takohet edhe me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.