Greva e urisë në Poçem, Kryemadhi letër 4 institucioneve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka lejuar me vetëdije të plotë shkeljen e të drejtave bazë të punonjësve të stacionit të pompimit dhe ujëslljësit të Poçemit, të cilët prej disa ditësh kanë hyrë në grevë.

Në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, kreut të KLSH, Bujar Leskaj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Avokatit të Popullit Erinda Ballanca shpreh shqetësimin për situatën e krijuar. Ajo thotë se jemi përpara një momenti ku shkelja e ligjeve dhe të drejtave bazë të punonjësve janë flagrante.

“Agjencia shtetërore dhe përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që ka përgjegjësinë e monitorimit dhe ndjekjes së zbatimit të kontratës mes subjektit privat që administron stacionin dhe punonjësve ka qenë tërësisht jashtë funksionit dhe ka lejuar me vetëdije të plotë shkeljen për një kohë të gjatë të drejtave bazë të punonjësve”, thuhet në letrën e Kryemadhit.