fbpx

Greva e urisë së naftëtarëve/ Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës, çfarë i kanë kërkuar kryeministrit?

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” kanë publikuar letrën që u kanë nisur kryeministrit Rama. Në letër, kërkohet që Rama të ndërhyjë lidhur me grevën që po vijojnë naftëtarët.

Sindikatat shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do shkojë të negociojë me naftëtarët.

STATUSI NGA SINDIKATA E NAFTËTARËVE TË BASHKUAR

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtojnë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!