Teksa naftëtarët vijojnë me përkushtim grevën e tyre të urisë dhe kërkojnë pagesat e tyre, një tjetër luftje për ta ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se pa u ndalur greva nuk ka bashkëbisedim.
“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan ai.