fbpx

Grida Duma ashpërson tonet: S’ka Reformë Zgjedhore pa PD-në

auto_duma1558652232.jpg

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka folur në lidhje me Reformën Zgjedhore në studionin e emisionit ‘Open’ nga Eni Vasili.

Ajo është shprehur se pa pjesëmarrjen e PD dhe opozitës nuk ka Reformë Zgjedhore.

“Gjejmë vendosmëri që reforma zgjedhore është edhe prioritet i opozitës. Nuk duhet të merren në referencë çfarë thonë dy individë, qoftë kryeministri, qoftë kreu i opozitës. Duhet të nisë menjëherë konsulta e gjerë. Nuk ka asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa PD-në dhe pa opozitën”, tha Duma.

Më tej, ajo thotë se PD nuk do t’i kthehet situatës me batuta qeveritare.

“Nëse marrja pjesë, hyrja apo dalja në një tryezë kthehet në show mediatik, ne nuk kemi luksin të kthehemi në një situatë me batuta qeveritare apo opozitare”, përfundoi ish-deputetja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303