fbpx

Grida Duma thumbon deputetët deputetët e rinj

duma.jpg

Ish-deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në emisionin “Dita Jonë”, tha se  opozita në parlament nuk përfaqëson votën e shqiptarëve. Sipas Dumës të zgjedhurit në parlament janë thjesht rekomandime të partisë.

Më tej ajo përmend edhe rastin e deputetes Hajdari, duke theksuar se ajo vjen nga një parti me vlera demokratike dhe si e tillë duhet të bënte më shumë në parlament.

“Shumica e deputetëve të opozitës brenda parlamentit janë individë që nuk janë të votuar. Ne flasim këtu për votën e lirë. Këta janë pjesa që nuk përfaqëson votën e shqiptarëve, por rekomandimin e partisë. Nga ana tjetër, vendimmarrja e tyre për të qëndruar është e pagjykushme. Duhet të kemi parasysh kush është problemi më i madh në këtë moment dhe problemi më i madh në këtë moment është defaktorizimi i të gjithë shoqërisë dhe vetëm faktorizimi i parave të zeza. Gjithçka tjetër është çuarja e parave në 5 duar. Shqiptarët nuk kanë problem tjetër përveçse, sigurisë, mirëqenies dhe dy të drejta. Rudina Hajdari është një individ që vjen nga një familje me një kontribut të gjatë në PD dhe unë kam thënë se cilido që vjen nga kushte të tilla, ndoshta do të dijë se çfarë të bëjë për të riparuar disa elementë. Nuk e kam parë asnjëherë ta bëjë këtë. Cilido që merr një vendim merr përgjegjësinë e vendimit”-tha Duma.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303