Griezmann fut në sherr Atleticon dhe Barcelonën

Futbollisti i njohur, Antoine Griezmann ka qenë molla e sherrit mes Atletico Madridit dhe skuadrës së Barcelonës.

Atletico ka reaguar pas blerjes së lojtarit, duke thënë se shuma e 120 milionë eurove është e pamjaftueshme.

Në të vërtetë, Atletico pretendon 200 milionë euro.

“Shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të kënaqur klauzolën, pasi është e qartë se marrëveshja mes lojtarit dhe Barcelonës u mbyll para se klauzola të binte nga 200 në 120 milionë euro, ashtu siç vet Grizmann njoftoi lamtumirën nga klubi në 14 maj. Ne kemi filluar procedurat dhe e konsiderojmë të përshtatshme këtë gjë, për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime”, thuhet në njoftim./real-news.tv