Gripi i shpendëve në vendin tonë, Ministria e Bujqësisë merr Vendimin e rëndësishëm

gripi-1.jpg

Pak ditë më parë Ministria e Bujqësisë konfirmoi praninë e gripit të shpendëve në vendin tonë. Sot Ministria ka vendosur ndalimin e tregtimit të shpendëve në tregjet e hapura, pasi përbëjnë rrezik për qytetarët.

“Tregjet e gjësë së gjallë përbëjnë një rrezik sepse ne ju themi fermerëve që edhe në zonat e kuqe, por edhe në zonën e mbikqyrur që kafshët t’i mbajnë brenda kotecit ose të rrethuara me gardh në mënyrë që t’i ushqejnë vetë e njëjta gjë ndodh edhe me tregjet e gjësë së gjallë duke vajtur tufa të cilat mund të jenë të infektuara, infektojnë edhe kafshtë e tjera edhe në zonat që ne i kemi të pastra,” u shpreh Ermira Gjeci, zv.ministre e Bujqësisë për “news24”.

Kujtojmë që ditën e sotme 181 shpendë janë asgjësuar nga veterinerët në Peqin, pasi nga kontrollet ka rezultuar se ato janë të infektuara me “gripin e shpendëve”. Ata u kanë bërë thirrje fermerëve që të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë kohë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303