fbpx

Gruaja denoncon vëllanë e saj: Më kërkoi para për të blerë lëndë narkotike/ Policia merr njoftimin por…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-8.jpg

Një grua ka denoncuar vëllanë e saj, pasi ky i fundit i kërkonte para për të blerë lëndë narkotike.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në intervalin kohor prej 24 orësh.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin.

“Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Qytetarja nga Gjakova denoncon se vëllai i saj i kishte kërkuar të holla për të blerë lëndë narkotike pasi që dyshohet se është konsumues i tyre.

Njësitë relevante policore kanë arritur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303