Gruaja më e bukur e 2019-ës shpallet aktorja e njohur

hbz-jennifer-garner-index-1520352805.jpg

Revista “People” ka publikuar  emrin e “Gruas më të bukur” dhe në krye të listës për 2019-n është Jennifer Garner.

Aktorja është cilësuar si mbretëresha e bukurisë, por për arsye që janë më të thella sesa pamja.

Vetë 47-vjeçarja pranon se ajo jo gjithmonë e shikon veten si një grua tërheqëse.

Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja.

Vitin e kaluar ishte Pink si “Gruaja më e bukur” nga “People”. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303