fbpx

Gruaja nuk pranon të strehohet në hotel, ja si i përgjigjet Rama

31547366606ea46d289333cc1d63f4fb_L.jpg

Një grua, (Naile Kume) që jeton me nënën e vet 92 vjecare dhe dy fëmijë, por që ka edhe 12 fëmijë, pati një bisedë të tensinua tani me kryeministrin.

Ajo i kërkoi strehim Ramës, dhe e donte tani. Kryeministri i ofroi hotelin në Shëngjin, gruaja nuk pranon.  Por i thotë: Unë e di se je i acaruar prej popullit. Rama vazhdon qëndrimin e tij në Kurbin, duke parë nga afër situatën e banorëve.

Dialogu Rama – Gruaja

Gruaja: Rash prej shkallës nga tërmeti. Jam Naile Kume, jam nënë me 12 fëmijë. Janë hallakat fëmijët. Kam mbetur me plakën 92 vjece dhe me dy fëmijët dhe jam me pensioniste.

Rama: Do të mbajë makina dhe ty do të cojmë në hotel.

Gruaja: Ne jemi tronditur një javë jam jashtë nuk jetohet te shpia ime. Kush ëstë kryetarja e bashkisë?

Rama: Nuk ka faj kryetarja e Bashkisë. Kë të shofë më parë… Gruaja: Mua të më shofë përpara. Se jam nënë heroine.

Advertisement

Rama: Në hotel pse nuk shkon. Kalamanjtë rrinë me ty. I kanë cuar në shëngjin. Gjithë pallati yt është evakuuar. Kanë shkuar njerëz në Kosovë dhe në Berat… Gruaja: Unë e di se je i acaruar prej popullit, je i tronditur, por ne kena hall. Rama: Unë ka momente që nervozohem, nuk jam I acaruar. Ca kërkon, dua ta di…

Gruaja: Unë kërkoj shtëpi. Strehim… Rama: Strehim. Kur e do tani? Nëna: Tani…

Rama: Tani të coj në hotel…Hajde tani të puth se kam edhe të tjerë

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303