fbpx

Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët

gruaja-1.jpg

Natalia Rudenko, e cila peshon rreth 300 kg, është gruaja më peshën më të madhe në Rusi.

Kjo gjë ka shqetësuar shumë fqinjët e saj, të cilët kanë frikë se një ditë Natalia Rudenko do t’i bjerë nga tavani direkt në tryezën e bukës.

Pallati ku jeton gruaja më e rëndë ruse është shumë i vjetër dhe i konsumuar. Galina Klimova, e cila jeton një kat më poshtë, thotë: “Sa herë që Natalia lahet, pikon uji te ne. Tavani ka nisur të bjerë pak nga pak dhe një copë suva desh i ra në kokë nipit tim 3-vjeçar. Sa herë që ajo ecën, dëgjojmë zhurmën e tavanit që kërcet. Kemi frikë se një ditë do të na bjerë përsipër”.

Natalia nisi të shtonte shumë në peshë pasi humbi një fëmijë dhe u braktis nga burri.

“Rashë në depresion dhe nisa të haja pa pushim”, thotë gruaja që peshon 300 kg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *