Gruaja rrëfen tmerrin brenda familjes

gruaja.jpg

Një nënë 45-vjeçare ka rrëfyer tmerrin e jetës së saj. Ishte viti 2005 kur ajo mendoi të nisë një jetë të lumtur krah bashkëshortit por fatkeqësisht përfundoi në një makth nga i cili ende nuk po shkëputet dot.

Ajo rrëfen dhunën e ushtruar ndaj saj por edhe ngacmimet seksuale të burrit të saj kundrejt vazjës 13-vjeçare.

“Dhunë për herë të parë ndaj meje ka ushtruar në vitin 2006. Kur vinte i pirë në shtëpi, na gjuante, na rrihte, na nxirrte përjashta në mes të rrugës, në mes të natës. Dhuna ka vazhduar deri sa jam divorcuar, për shumë vite për shumë vite”, rrëfen gruaja për News 24.

Megjithatë, gruaja tregon se ndihet e kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit dhe se nuk ka asnjë mbështetje të autoriteteve shtetërore si për sigurinë e jetës së saj ashtu edhe atë ekonomike./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303