fbpx

Nikolla Gruevski kërkon azil politik në Hungari

Screenshot_1-15.png

Në një kohë kur ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka thyer heshtjen.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai bëri me dije se ndodhej në Budapest të Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik.

“Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik.

Do të ngelem gjithmonë besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!”, shkruan Gruevski.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se përgjegjësinë duhet ta merr Gjykata, për shkak se nuk caktoi masën e paraburgimit.

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *