fbpx

Gruevski hyri ilegalisht në Shqipëri…në këmbë

gruevski-4.jpg

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili me qëllim që të shmangë vuajtjen e dënimit me burg ka kërkuar azil në Hungari, “në Shqipëri pa dyshim që ka hyrë ilegalisht”, thotë Policia e Shqipërisë.

Siç deklaroi zëdhënësit i policisë shqiptare Gentian Mullai për AFP-në, Gruevski në Shqipëri padyshim që kishte hyrë ilegalisht, më këmbë, që rezulton nga fakti se hyrja e tij nuk është regjistruar në asnjë vendkalim kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Mullai ka thënë se “që të mos tërheqë vëmendjen, Gruevski kufirin ndërmjet dy vendeve e ka kaluar ilegalisht më këmbë, ndërsa nuk dihet nëse këtë e ka bërë në Prespë në Shqipërinë Juglindore apo në Dibër në Shqipëri Verilindore“.

Policija shqiptare dje zyrtarisht konfirmoi se Gruevski për Hungari ishte arratisur përmes territorit të Shqipërisë.

Sektori për kufi dhe emigrim pranë policisë shqiptare në kumtesën e sotme thekson se Gruevski Shqipërinë e  kishte lëshuar nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit-Muriqan, në kufirin Shqipëri-Mali i Zi. Ai, sipas komunikatës, e kishte lëshuar Shqipërinë në orën 19:11,si udhëtar në një veturë me targa  CD1013A, pronë e ambasadës së Hungarisë në Tiranë.

Ishte theksuar se në të njëjtën ditë kur ish-kryeministri i Maqedonisë ishte në territorin e Shqipërisë, nuk ekzistonte urdhër-arrest nga Maqedonia ose Interpoli

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *