22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Grumbullime të rrezikshme”, Rama shenjëstron Bashën e takimet e tij: Lulit me demek ia ndalojnë makinën dhe nisin sharjet

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë dhe pa komentuar fushatën elektorale të PD dhe takimet e Bashës me mbështetësit e tij. Ai i cilësoi grumbullimet si mjaft të rrezikshme dhe dha disa komente për Bashën.

Duhet të shmangin tundimin që të grumbullohemi dhe të ekzaltohemi sepse është e rrezikshme, kur ne po vaksinojmë dhe duam të rrisim vaksinimin, është e domosdoshme që të respektojmë rregullat, të tregojmë përgjegjshmëri dhe të jemi forca e shembullit. Lulit me demek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane, dhe e ngrënë në makinë si dhëndri i bukur, ndërkohë që skema është e njëjta me sharje, flamuj që nuk i adresohen dhëndrit, por ne. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon që të qeverisë vendin të sillet si Borati me kamerat e filmit që në një situatë do të ishte komike po të mos ishte rrezik për qytetarët. Sidoqoftë rrugët e komunikimit dhe mundësia për të folur me njerëzit janë aty të panumërta dhe duke menduar që kryesorja e kryesoreve është sfida e triumfit mbi armikun e padukshëm.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat