Grumbullon Egli Kaja, ja arsyeja pse mungon Balliu

Dr1RcTwX4AApPKq.jpg

Kombëtares shqiptare e futbollit për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojmë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do të grumbullohet sulmuesi Egli Kaja.

Ky është një ndryshim i detyruar pasi Metz ka penguar sërish Ivan Balliun të bashkohet me Shqipërinë edhe pse ftesa për lojtarin në adresë të klubit francez është dërguar 13 ditë përpara se të niste grumbullimi.

Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do t’i bashkohet kuqezinjve nesër për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në “Loro Boriçi” dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” ora 20:00.

scroll to top