fbpx

Grupet e ekstremit të djathtë në marshimin për 100 vjetorin e Pavarësisë së Polonisë

Poland.jpg

Marshimi në Poloni për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së vendit është lënë në hije nga vendimi për të lejuar grupet e ekstremit të djathtë të marrin pjesë.

Nacionalistët i’u bashkuan mijëra njerëzve që morën pjesë në festimet që u mbajtën në kryeqytet, Varshavë, të organizuara nga Presidenti Andrzej Duda.

Partitë e opozitës bojkotuan marshimin.

Vendimi për të lejuar nacionalistët të merrnin pjesë në festimet për 100 vjetorin e pavarësisë vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje udhëheqësve të botës të hedhin poshtë nacionalizmin.

Dita e Pavarësisë së Polonisë përkujton rivendosjen e sovranitetit të vendit nga perandoritë ruse, gjermane dhe austro-hungareze në vitin 1918.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në marshimin e së dielës në Varshavë mbanin flamuj polakë dhe shiritat e kuq dhe të bardhë, por disa mbanin parulla që përfaqësonin partitë e ekstremit të djathtë nga Polonia dhe Italia.

Shumë nga ata që morën pjesë në marshim sollën tymnaja të kuqe që mbushnin rrugët me tym.

Presidenti Duda kishte thënë se donte që marshimi do të ishte një festë krenare dhe e gëzueshme dhe paralajmëroi se kushdo që mbante banderola sulmuese do të arrestohej nga policia.

Kryeministri Mateusz Morawiecki gjithashtu tha se parulla supremaciste dhe raciste të shfaqura gjatë marshimit të vitit të kaluar ishin “të papranueshme”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *