16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Grushte dhe shkelma brenda qendrës së numërimit të votave, policia nxjerr njoftimin për 3 vëzhguesit

spot_img

Pas sherrit me grushte dhe shkelma te shkolla “1 Maji” në qendrën e numërimit të votave, policia ka nxjerrë njoftimin për 3 vëzhguesit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:

J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat