“Grushti i shtetit”/ Meta flet se janë përfshirë edhe ndërkombëtarë

Presidenti Meta ka qenë edhe njëherë i ashpër me ambasadorët për rolin e tyre në krizën kushtetuese që ka sjellë përplasjen e Presidencës me Qeverinë dhe Kuvendin.

Në një intervistë për Report Tv, Presidenti tha se ambasadorët kanë dolën jashtë statusit diplomatik kur vunë në dyshim dekretin e Presidentit të Republikës.

Ambasadorët të gjithë thanë përpara dhe bënë gabim shumë të gabuar, dolën jashtë statusit të tyre diplomatik. Mendoni sikur ambasadorja e Shqipërisë në Romë të vinte në diskutim dekretin e Presidentit italian, do ta kishin paketuar, ambalazhuar, sikur paketohen ato plaçkat, që sillen dhe për 24 orë do ta kishe në Rinas”.

Meta hodhi gjithashtu dyshime për kreun e KED, Ardian Dovrani se disa nga bashkëpuntorët e tij në atë që ai quan ‘grusht shteti’ janë ndërkombëtarë.

Ata, e kërkuan gjoja Venecian, për të relativizuar përgjegjësitë penale të Dvoranit se ai, nuk është vetëm ai, ka bërë bashkëpunëtorë të shumtë. Ja dolën disa bashkëpunëtorë, por do dalin dhe të tjerë. Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë. Më këtë akt dhe tentativë të pastër të grushtit të shtetit”, tha Meta.

Presidenti i Republikës dorëzoi sot kallëzimin penal në SPAK për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva dhe, Drejtoren e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia. Ai i akuzon ata për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore.