35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Guaido do rikthehet në Venezuelë, bën thirrje për protesta

spot_img

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido bëri thirrje për protesta masive pasi njoftoi kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza.

“U bëj thirrje venezuelianëve të mblidhen në të gjithë vendin nesër në orën 11,”-shkroi ai në Twitter.

Guaido, i cili është njohur si president nga 50 vende, i bëri gjithashtu thirrje presidentit aktual Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.

Por nga ana tjetër Maduro këmbëngul se është ai presidenti legjitim, dhe mbështetet nga Kina, Rusia dhe Kuba.

Nuk është e qartë sesi Guaido do kthehet në Venezuelë dhe çfarë do vendimi do marrë Maduro nëse ai arrin të hyjë brenda në vend.

Gjykata e Lartë vendosi një ‘ndalim udhëtimi’ për Guaido pasi ai shpalli presidencën e tij të përkohshme.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton shkroi: “Çdo kërcënim ose veprim kundër kthimit të sigurt të Guaido në vend do përballet me përgjigje të fortë.”

Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha se çdo veprim ndaj tij do sillte përshkallëzim të tensioneve dhe do përballej  me dënim ndërkombëtar.

Pasi kaloi kufirin në Kolumbi muajin e kaluar, Guaido vizitoi disa vende të Amerikës Latine dhe takoi zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence në Kolumbi dhe presidentin e ri të Brazilit, Jair Bolsonaro./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat