Guaido i kërkon BE-së më shumë sanksione ndaj Maduros

guaidoooo-1.jpg

Pasi dëbimit të ambasadorit të Gjermanisë nga Venezuela, lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, i ka bërë thirrje Evropës që të shtojë sanksionet financiare kundër qeverisë së Nicolas Maduros.

“Shpresoj që Evropa të reagojë ashpër për këtë kërcënim serioz kundër një ambasadori. BE duhet të ashpërsojë sanksionet ndaj këtij regjimi”është shprehur Guaido.

Qeveria venezuelase e shpalli ambasadorin gjerman, Daniel Kriener, si “person të padëshiruar” dhe i dha 48 orë kohë për të lënë vendin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas njoftoi se ambasadori do të kthehet në Gjermani për konsultime, mirëpo pozicioni i Berlinit nuk do të ndryshojë dhe se Gjermania vijon të mbështesë liderin e opozitës, Juan Guaido./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303