Guaido kërkon ndihmën e ushtrisë amerikane

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido,  duke komunikuar përmes ambasadorit të tij në politik në Uashington, është shprehur se do të hap bisedime me ushtrinë amerikane.

Sipas Associated Press, Guaido ka kërkuar që të krijojë bashkëpunim me ushtrinë amerikane për të evituar thellimin e krizës në Venezuelë  dhe rrëzimin e presidentit, Nicolas Maduro.

Pak ditë më parë, forcat e sigurisë të Venezuelës arrestuan nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Edgar Zambrano.

Ndërkohë, disa ligjvënës të tjerë gjithashtu kanë kërkuar strehim në ambasadat e huaja, pasi ekziston mundësia e përsëritjes së një grushti shteti.

Më herët, Juan Guaido i bëri thirrje ushtrisë së Venezuelës që ti bashkohej për grusht shteti ndaj Maduros, por nuk pati sukses.

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë mbështetet nga SHBA, ndërsa presidenti Donald Trump ka përsëritur disa herë që Maduro të largohet dhe të ndalojë dhunën./real-news.tv/