Guaido nuk frikësohet, i vendosur për tu kthyer në Venezuelë

8208B695-8E13-45BA-8BF7-D5878EF713D2.jpeg

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, tha të enjten se planifikon të kthehet në vend përkundër kërcënimeve kundër tij dhe familjes.

Duke folur para mediave pas takimit me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, Guaido tha se nuk ka asnjë mundësi të dialogut me qeverinë e presidentit të kontestuar Nicolas Maduro, pa e përfshirë në bisedime edhe çështjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha se shpreson në rikthimin e një Venezuele “të lirë, demokratike dhe prosperuese”. Presidenti I kontestuar Nicolas Maduro është shprehur më herët se Guaido mund të arrestohet kur të kthehet në Venezuelë pasi urdhri i nadlimit për tu larguar nga vendi është ende në fuqi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303