Guaido: Të shqyrtojmë të gjitha mundësitë për të çliruar Venezuelën

guaido-on-aids.jpg

Trupat besnike ndaj presidentit Nicolas Maduro u përleshën me protestuesit në kufirin e Venezuelës, duke vrarë dy protestues dhe duke nxitur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të propozojë që Uashingtoni të konsideronte “të gjitha opsionet” për ta rrëzuar atë.

Kamionët e ngarkuar me ushqime dhe ilaçe të dërguara nga SHBA u kthyen në depot e Kolumbisë, pasi mbështetësit e opozitës nuk arritën të thyenin trupat ushtarake, të cilët i shpërndanë me gaz lotsjellës dhe me plumba gome, duke plagosur dhjetëra.

“Ngjarjet e sotme më detyrojnë të marr një vendim: t’i propozoj zyrtarisht bashkësisë ndërkombëtare që ne duhet të kemi të gjitha mundësitë e hapura për të siguruar lirinë e vendit tim”, tha Guaido në Twitter.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësit kryesorë të huaj të Guaidos, të cilët e njohën atë si president të përkohshëm muajin e kaluar dhe tani është njohur nga shumica e vendeve perëndimore si udhëheqësi legjitim i Venezuelës./real-news.tv/

scroll to top