Guardiola dhuron 1 milionë euro për ta luftuar koronavirusin

Pep Guardiola ka dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit në Spanjë.

Trajneri i Manchester Cityt ka  dhuruar donacionin e tij për Kolegjin Mjekësor të Barcelonës dhe Fondacionin Angel Soler Daniel, njofton Sky Sports.

“Pep Guardiola ka dhuruar një milionë euro për Fundacio Angel Soler Daniel për blerjen dhe furnizimin e pajisjeve shëndetësore për t’u marrë me pandeminë Covid-19”, zbuloi Fondacioni në një deklaratë.