Guardiola: Kur të thërret Bayern Munchen nuk mund t’i thuash jo! Të vjen vetëm një herë në jetë

Pep Guardiola nuk e harron eksperiencën pozitive në pankinën e Bayern Munich.

Në një prononcim për “BT Sport”, tekniku spanjoll analizoi situatën te gjermanët pas largimit të Niko Kovac. Ndërkaq, numri 1 i pankinës së Manchester City sponsorizoi teknikët e rinj, ku shtoi se oferta e Bayern të vjen një herë në jetë dhe duhet pranuar sa hap e mbyll sytë.

Kur Bayern Munich më thirri, unë mendova: “Nëse Bayern Munich ju thërret, ju nuk mund të thoni jo. Ato janë thirrje që vijnë një herë në jetë dhe ju duhet të përgatiteni,” u shpreh Guardiola.

Pankina e Bayern Munich është vakande prej largimit të Kovac prej saj. Tekniku gjerman u shkarkua nga kampionët e Bundesliga vetëm pak orë pas humbjes së pësuar përballë Eintracht Frankfurt me shifrat 5-1.