Guardiola “shtrëngon fort” yllin e tij

pep-sterling.jpg

Raheem Sterling do të vazhdojë te jetë pjesë e Manchester City edhe për 5 vite të tjera.

Sulmuesi anglez rinovoi kontratën e tij me skuadrën kampione të Premier League deri në vitin 2023. Futbollisti 23-vjeçar ishte drejt skadencës së kontratës së tij aktuale, kështu që “Citizens” e blinduan atë duke i dhënë edhe një pagë prej 300 mijë paundë në javë, që e bën atë një prej futbollistëve më të paguar në kampionatin anglez.

“Jam shumë i kënaqur që nënshkrova me Manchester City. Këtu jam përmirësuar në mënyrë të pabesueshme”, tha Sterling.

Sterling, që në këtë sezon ka shënuar 7 gola me Manchester, la Liverpoolin për të kaluar te Citizens në vitin 2019 për vlerën e 49 milionë Paundëve. Vitin e kaluar sulmuesi anglez shënoi 23 gola për Manchester City duke dhënë një kontribut të madh në fitoren e titullit kampion dhe të Kupës së Ligës së kësaj skuadre.

scroll to top