Guvernatori i Lombardisë: Nëse situata degjeneron, Milano do bëhet si Wuhani

Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana, thotë: “Jemi duke diskutuar për forcimin e masave. Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë”.

“Nuk themi që të izolojmë Milanon, por nëse situata përkeqësohet, është e mundur që ne të marrim masa si në Wuhan”. Këto janë fjalët e qeveritarëve të Lombardisë, të cilët shpjeguan se janë marrë masa sektoriale deri më tani dhe se, për momentin, duket i paimagjinueshëm izolimi i Milanos. Por nëse situata bëhet më e ndërlikuar, nuk mund të përjashtohet që kjo të ndodhë.

Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Itali“, ishte kërkesa e Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza. Ai tha: “Jemi në punë 24 orë në ditë. Dekreti i miratuar nga Këshilli i Ministrave i vendos të gjithë në gjendje të veprojmë menjëherë. Po zhvillohet një diskutim me presidentët rajonalë, me Presidentin Conte dhe Borrelli të përpiqen të forcojnë masat për të përmirësuar edhe më tej masat për virusin. Shërbimi shëndetësor kombëtar është në gjendje të merret me urgjencën, por ndihma e të gjithëve është e nevojshme“.

Dhe në fund vjen mesazhi i optimizmit: “Është përvoja më e fortë e jetës sime. Jemi duke bërë një punë të jashtëzakonshme, askush nuk është vetëm dhe jam i sigurt se do ta fitojmë këtë sfidë“.