Can Yaman është një nga aktorët më të dashur në mbarë globin ai ësht mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe në daljet publike.
Vajzat u çmendën së fundi në Spanjë pas mbërritjes së Can Yaman, aktori turk me origjinë shqiptare është shpallur mashkulli i vitit në Turqi, dhe çmimi në rastin e tij, është padyshim plotësisht i merituar!
Vëmendja femërore për aktorin është në maksimum, e ndoshta edhe e ka lodhur pak, ndaj kishte thënë se nuk do të jepte intervista.
Por duket Can ka ndërruar mendje kur ka parë gazetaren bukuroshem, Violeta Mangrinan.
Ai ka pranuar të flasë për, e madje nuk e ka fshehur admirimin për vajzën, duke i thënë me shaka se është kandidate për t`u bërë e dashura e tij. Violeta e ka refuzuar me delikatesë, duke i thënë se e ka tashmë një të dashur.
Mbete për tu parë në vijim nëse aktori do ta mbajë gazetaren si kandidate për të dashur apo do të vazhdoj me fiksimet e tjera.