Habit deputeti i Ramës: Veliaj, kandidat për Kryeministër

Edi-Rama-dhe-Erion-Veliaj.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Që Veliaj është programuar për të qenë pasuesi i Ramës ky është një fakt që shumë diskutohet por që të thuhej kaq hapur nga socialistët nuk është parë shpesh.  Deputeti i PS-së Ervin Bushati tha se sfida e mazhorancës nuk është opozita, por të bindë qytetarët se socialistët janë zgjedhja më e mirë.

Në intervistën e dhënë për Top Channel ai shkoi më tej kur theksoi se zgjedhja më e mirë për Tiranën është Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si kryeshërbëtori i qytetit dhe kandidat i ardhshëm për Kryeministër.

Kjo është hera e parë që një zyrtar socialist artikulon publikisht se pasardhësi i Edi Ramës në krye të qeverisë do të jetë Erion Veliaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303