Habit ish deputetja: ‘Le të vdesin edhe qytetarët’

Ndonëse kanë kaluar tre orë nga nisja e protestës së opozitës, situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ish-deputetja Nora Malaj shfaqet tepër e irrituar me kryeministrin Rama.

Sipas Malaj, nëse Rama nuk e pranon realitetin: ‘Le të vdesin edhe qytetarët’.

Ndërkohë në moment ka ndërhyrë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila e ka justifikuar. ‘Zonja Nora është pak e irrituar, por unë nuk do doja kurrsesi që të vdesin qytetarët’, tha Kryemadhi.