33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Habit Justin Bieber: Unë e dua Selenën, por..

spot_img

Prej kohësh Justin Bieber është larguar nga tregu muzikor, duke i kushtuar më së tepërmi rëndësi jetës personale në luftimin e depresionit si dhe jetës martesore me modelen e njohur, Hailey Baldwin.

Së fundmi, ai ka publikuar një postim në ‘InstaStory’, ku i është kundërpërgjigjur një komentuesi në lidhje me ish të dashurën e tij, këngëtaren Selena Gomez.

Komentuesi ka shkruar se Justin e do ende Selenën dhe është martuar me Haileyn, që më pas të kthehet te ishi i tij.

Bieber i përgjigjet duke i thënë se Selenën e ka dashur dhe vazhdon ta dojë, por ai është i dashuruar marrëzisht me modelen.

“Unë e kam dashur dhe e dua Selenën. Ajo do të ketë gjithnjë një vend të veçantë në zemrën time, por jam marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten time dhe ajo është absolutisht gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë”, shkroi këngëtari.

Kujtojmë që ende ka fansa të Justin dhe Selenës, të cilët kërkojnë kthimin e tyre pavarësisht se çifti ka vite që janë ndarë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat