fbpx

Habit Kryemadhi: Metës i ka ardhur në majë të hundës, po shpërtheu ai…

Në një intervistë të dhënë pasditen e sotme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot për marrëdheniet e Ilir Metës me ndërkombëtaret.

Kryemadhi tha se Metës i ka ardhur në majë të hundës nga ndërkombëtarët dhe paralajmëroi se nëse shpërthe do të thotë se nuk duron dot më.

“Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Nuk më intereson fjalori i presidentit në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik. Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme dhe të kompromentaura të ambasadorëve.

Nëse presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës, se ai është diplomat dhe kur shpërthen ai do të thotë se nuk duron dot më”, u shpreh kryetarja e LSI në një intervistë Fax News.