fbpx

Habit Kryemadhi: Të tjera përgjime do të dalin, pjesë e tyre Spiropali dhe Veliaj

1563216151_monakryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme se shumë socialistë të tjerë janë të përfshirë në përgjime për blerje votash.

Ajo tha se ka një dosje që quhet 30/ 6 dhe në të janë emrat e Damian Gjiknurit, Elisa Spiropalit, Erion Veliaj, si edhe Alket Hyseni.

“Ky edhe i bën zgjedhjet vetë edhe i vjedh vetë. A kemi rezultat përfunditar të votimeve sot pas 12 ditësh se sa kanë marrë pjesë në votime. E dini ju që ka edhe një Dosje 30/ 6 ku janë të përfshirë në përgjime Alket Hyseni, Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj që thonë duam 20 vota, duam 30 vota aty, Ti kujton se më 30 qershor i kemi rënë gajdes. Jo ne kemi qenë vigjilentë edhe këtyre. Do tu vijë kohë.  Ramën do ta mbysë zullumi i tij”, theksoi kryetarja e LSI./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303