Habit Kujtim Gjuzi, zbulon deputetin pjesë e LGBTI-së, ja reagimi i socialistit

gjuzi.jpg

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në mbledhjen e radhës online të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj ka pasur një debat me deputetin Kujtim Gjuzi. Beqja kërkoi që në pyetësor të përfshihej edhe pyetja për orientimin seksual të qytetarëve.

Kujtim Gjuzi ka reaguar duke thënë: “Zoti kryetar në këtë rast Beqaj ka konflikt interesi dhe më duket se është brenda grupit LGBTI dhe nëse është nuk ka problem por të paktën ta deklarojë hapur dhe jo vetëm në rastin e censusit”.

Beqaj i ka kthyer përgjigje duke i thënë se një qenie e gjallë i ka të dyja organet gjenitale, por hormonet e një gjinie prevalojnë mbi hormonet e tjera.

“Koleg, nëse do ti referohesh regjistrave të gjendjes civile ka 3 historikisht shënime, M, F dhe H që është për ato raste kur nga pikëpamja morfologjike, një qenie e gjallë i ka të dy organet gjenitale por hormonet e një gjinie prevalojnë mbi hormonet e tjera, pra është një gjë e njohur prej shumë kohësh”, tha Beqaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303