fbpx

Habit Lubonja me deklaratën: Rama po na çon drejt luftës civile, rrëzohet vetëm me…

Analisti Fatos Lubonja e shikon se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile. Ai shprehet i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje por em lëvizje popullore, protesta.

“Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen.”, tha Lubonja, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’.

Sipas tij “humbësit jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total. Dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin. Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha”, tha ai.