fbpx

Habit me postimin e papritur Rama: Jeni super, ju dua shumë!

Kryeministrin Rama jo rrallë e kemi parë të shqetësuar në këtë periudhë për mosrespektimin e masave nga ana e shqiptarëve për tu mbrojtur nga koronavirusi. Por ndryshe nga zakonisht, Rama ka postuar një status pak minuta më parë, ku ka shpërthyer në doza optimizmi ndaj shqiptarëve.

“JENI SUPER, JU DUA SHUMË. SHQIPËRIA DO TA FITOJË KËTË LUFTË.

MOS E HARRONI KURRË: ZOTI I SHQIPTARËVE ËSHTË I MADH”, shkruan kryeministri Rama dhe shkrimin e shoqëron me zemra.