Habit muzikanti, i bie kitarës teksa operohej

auto_20381545566475.jpg

Kitaristi i njohur i rrymës Jazz, Musa Manzini është komentuar shumë sot, pasi një video e tij në sallën e operacionit është bërë virale në rrjete sociale. Artisti 47-vjeçar ka habitur me veprimin e tij, ku gjatë operacionit në tru, ai luante në kitarë.

Manzini i është nënshtruar një ndërhyrje në kokë për rreth 6 orë, në një spital në Durban. Mjekët i kanë kërkuar që gjatë operimit të luajë në kitarë, që të mos humbasë lëvizjen e vullnetshme të gishtërinjve.

Këtë gjë e ka bërë të ditur një nga mjekët, ku ka theksuar se artisti ka luajtur në kitarë për një kohë të konsiderueshme, madje deri në heqjen totale të tumorit të trurit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303