Habit Neritan Ceka: Monika Kryemadhit i kam puthur…

Ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka përdorur shembull Kosovën, për të nxjerrë në pah krizën politike në Shqipëri, por edhe për të hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës.

I ftuar në studion e Report Tv, Ceka tha se një meritë e atyre zgjedhjeve ka qenë edhe përfaqësuesit e OSBE, që sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me ambasadorin në Shqipëri, Bernd Borchard. Duke vlerësuar personin që i shkroi poshtë pallatit parrullën “Shame on you”, Ceka zbuloi se i ka puthur dorën kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit për gjestin që ka bërë, gjuajtjen e Ramës me çizme.

Jemi akoma në kohën e gëzimit, Shqipërinë e ka bërë Kosova. Jemi një vend që kërkon shkatërrimin e qytetarëve, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa…a mund ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, moralisht është më e mirë se ne. Si qytetar, si votohet, si përgatiten zgjedhjen, jo si këta që çojnë bandat. Sa të jetë OSBE-ja që kemi këtu nuk ka zgjedhje të lira këtu. Për sa kohë të që ai të ulet në tryezë me një kryebandit, ai nënkupton se këtu s’ka zgjedhje të lira. Dua ta takoj atë gocën që ka shkruar “Shame on you” t’i puth dorën, se s’ka burra Shqipëria. I kam puth dorën Kryemadhit që e goditi Ramën me çizme. I kam thënë me cilën dorë e qëllove dhe i putha dorën”, tha Ceka në studion e “Repolitix” në Report Tv.