Habit Rama nga Kuvendi: Luli pret që të vdes unë dhe të…

edi-rama-5-770x433.jpg

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, i është përgjigjur Presidentit Meta se pse vendosi që të rrëzonte dekretin e tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rama:

Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin që të rrëzojë dekretin e tij, duke e sfiduar parlamentin, edhe ata që votuan kundër me integritetin e tyre jo si persona, por si anëtar të këtij parlamenti. Sipas Ilir Metës ky parlament nuk ka legjitimitet për të bërë punën e tij, sipas tij ju zëvendësuesve u kam sjellë unë këtu, në bashkëpunim me Taulant Ballën me disa alienë, pasi u kemi gjetur në Hënë dhe në Mars, madje dhe në Jupiter.

Në fakt jo, të gjithë ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa edhe më keq, disa prej jush kanë ardhur me firmën e doktor Peço Vasilit.

Sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm, se ne falë jush bëmë atë që se bënim dot me Monikën, Lulin dhe me shokët e tyre. Luli pret që rotacionin ta bëjë bilogjia, që mua të më ndodhë diçka, të largohem nga jeta, dhe më pas Luli të bëhet kryeministër.

Çfarë kërkon Ilir Meta në të 60-tat e tij, që të bëhet mbret, apo do të bëhet dëshmor.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303