Habit Salianji, poston foton mes hashashit dhe tregon pse Rama kërkon ta legalizojë

Salianji1-770x433.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë një tjetër denoncim të fortë.

Me anë të një postimi në “Facebook” ai shkruan se Edi Rama kërkon që të hipotekojë hektarët me drogë që janë mbjellur në kohën që ka qenë në pushtet.

Teksa poston një foto ku duket kanabisi Salianji nënvizon se grosistët e mbjelljes së hashashit do të jenë 5 oligarkë në vend, pasi kanë kapur gjithcka tjetër.

“Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.

Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!

Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit”, shkruan Salianji.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303