fbpx

Habit Spiropali, zbulon bisedën me eurodeputetin

spiro-1.jpg

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka zbuluar gjatë fjalës së saj në Kuvend bisedën me një eurodeputet i cili i ka thënë se opozita shkon në takime jashtë vendit për të nxirë imazhin e vendit. Lidhur me reformat për hapjen e negociatave. Spiropali tha se duhen vënë përpara drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dalë nga sistemi tani duhet të përballen me drejtësinë.

“Nuk kanë lënë derë eurodeputeti pa folur për Shqipërinë duke e nxirë. Një eurodeputet na tha që na bëjnë habi këta opozitarët tuaj. Është e paimagjinueshme të mendosh se ka shqiptarë që vendosin interesin e tyre partiak mbi interesin kombëtar. E kanë të provuar që njerëzit nuk e duan këtë retorikë. Është koha të bëjmë disa prej detyrave të shtëpisë. Siç është Reforma në Drejtësi. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dalë nga sistemi duhet të përballen me ligjin”, tha Spiropali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303