Habit Zv. ministrja Rakacolli: Në park je më i rrezikuar se në lokal, baret dhe restorantet janë…

rakacolli-2-780x405.png

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli  ka reaguar për vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave edhe në ambientet e hapura.

Sipas Rakacollit, qytetarët janë më të rrezikuar nëse nuk e mbajnë maskën në park dhe më pak në lokale, ndërsa thotë se për këtë ka edhe studime.

“Baret dhe restorantet janë rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit, nuk ka një masë të vetme që të na mbrojë, duhet të ruhet distanca, të respektohet higjiena personale, pra nëse do hyjmë në bar apo restorante, edhe sot kur maska nuk është e detyrueshme ne marrim një risk. Do të respektojmë distancat dhe higjienën dhe ky risk është njësoj edhe kur do të vihen maskat. Vetëm në momentin q do të konsumohet ushqimi do të hiqet maska, kur hyjmë dhe dalim duhet ta heqim.

Parku është ambient i hapur, në park nuk respekton maskën, mund të jesh më i rrezikuar se në një bar kur ruan distancën. Dhe kjo është e vërtetuar, ka studime”, tha Rakacolli.

Sa i përket palestër, në këtë rast nuk është e rekomandueshme mbajtja e maskës, pra në momentin që kryhet aktiviteti fizik.

“Shkuarja në palestër ka të mirat e veta, por ke më shumë rrezik, por në momentin që bëhet aktiviteti fizik mbajtja e maskës mund të dëmtojë, nuk duhet të mbajë, por kur lëviz në ambientet e saj”, tha Rakacolli në Report Tv, duke thënë se në ditët në vijim do të publikohen udhëzimet e plotë se ku nuk duhet të mbahet maska dhe kush përjashtohet nga kjo kategori Kur bëhet aktiviteti fizik hiqet maska, kur e mbarojnë e vendosin. “Kur janë disa njerëz që nuk kanë mundësi fizike, kur vuajnë nga sëmundje kur mbajtja e maskës i pengon që të marrin frymë, me rekomandim nga mjeku,  do vihet në dijeni policia për këtë”, shtoi zv. ministrja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303