fbpx

“Haga”, kur do të mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Screenshot_27-1.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh të mërkurën në hapje të fushatës se do të bëhet gabim i pariparueshëm nëse lejohet që në Kosovën e vitit 2021, të fitojë mendësia e diktatit dhe pushtetit absolut gjë që do të eksperimentonte më të arriturat tona shtet-formuese dhe demokratike.

“Me votën e lirë më 14 shkurt, duke i besuar LDK-së dhe numrit 132, ju qytetarët e Kosovës, këtu dhe në diasporë, do të përcaktoheni për rrugën e integrimit, do të refuzoni përpjekjet për instalimin e pushtetit autoritar në zemër të Evropës”, tha Mustafa.

Seanca e radhë  në Hagë për çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexheo Selimit dhe Jakup Krasniqit është vendosur të mbahet më 11 shkurt.

Seanca pritet do të fillojë në 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për krime që dyshohet  se janë kryer në disa qendra gjatë viteve 1998-1999.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303