13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Hahn flet për Kosovën dhe rrugën e Serbisë drejt BE-së

spot_img

Një tjetër mesazh për Serbinë nga Bashkimi Europian në lidhje me Kosovën. Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësim në BE.

Hahn ka thënë se zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbetet thelbi i procesit të zgjerimit, transmeton Telegrafi.

I pyetur se cilat janë gjasat që Serbia të jetë anëtare e BE-së deri në vitin 2025, Hahn ka thënë se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet anëtar i ri nuk mund të hyjë në BE pa i zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat