Hahn flet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hahn ka theksuar se mes shteteve mund të arrihet një marrëveshje e mundshme, që mund të përfshijë edhe shkëmbim territoresh nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë.

Më tej, ai tha se një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final. Edhe një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë. Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon “, tha Hahn.