Hahn: Nuk ka negociata për Shqipërinë këtë verë

Komisionieri për Zgjerimin Evropian, Johannes Hahn, thotë se nuk do të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë të paktën për këtë verë. Tre janë shtetet skeptike sipas Hahn, përkatësisht Gjermania, Franca dhe Danimarka.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Hahn tha se disa vende të BE-së nuk janë të gatshme për hapjen e negociatave.

Sipas Hahn, situata e brendshme politike ka penguar Shqipërinë që të përfitojë hapjen e negociatave. Edhe pse sipas tij, nuk është në interes të vetëm e vendeve të Ballkanit që të bëhen pjesë e BE-së, por është edhe në interesin tonë.