Hahn: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

hahn-1.jpg

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka theksuar sërish se tetori do të jetë vendimtar për Maqedoninë e Veriut kur edhe do të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ai shprehi keqardhje për qershorin pasi sipas tij, Maqedonia e Veriut kishte plotësuar të gjitha kërkesat që atëherë, por është e patjetërsueshme që të zbatohen reformat.

Mes tjerash, Hahn ka kërkuar nga qeveria në Shkup që të zbardhen të gjitha skandalet korruptive, duke shtuar se duhet menjëherë të ndërmerren veprime konkrete nga të gjithë aktorët politik në vend për Prokurori të pavarur.

“Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datë për fillim të negociatave të vendit për anëtarësim në BE”.

Nga Maqedonia e Veriut, Hahn do të udhëtojë për në Serbi ku me zyrtarët në Beograd do të flasë për reformat dhe dialogun me Kosovën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303