fbpx

Hahn zbarkon sot në Kosovë

hahn-1.jpg

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, do të zbarkojë sot në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë, komisioneri Hahnn do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn”, thuhet në agjendën e kryeministrit. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.

Por, dy nga çështjet që po kalon Kosova përgjatë kësaj periudhe është përballja e ish-ushtarakëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Po ashtu vijon të mbetet në axhedën e diskursit politik në Kosovë edhe korrigjimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303